Pas propozimeve të PD, Rama ironi me Bashën: Masa fantastike. Fli o xhan fli, laj dhe sytë pas duarve, që ta kuptosh…

Mar 17, 2020 | 14:14
SHPËRNDAJE

Basha Rama

Partia Demokratike publikoi sot 8 propozime për qeverinë, në kuadër të masave për ekonominë e vendit në një kohë të vështirë për shkak të koronavirusit.

Propozimet e PD përfshinin nga pezullimi i pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore, tek pagesa nga buxheti i shtetit per pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Por nuk ka vonuar reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili ka shkruar në Twitter duke i quajtur fantastike me ironi masat që “i përsërit duke folur në gjumë’.

POSTIMI I RAMES

MIRË VIRUSI E MIRË GJITHË KY MAL ME HALLE MBI KOKËN E POPULLIT, PO S’TË LE AS 7X7=42-shi ME MASAT FANTASTIKE QË I PËRSËRIT DUKE FOLUR NË GJUMË! FLI O XHAN FLI SE TË ERDHI DITA PO PAS DUARVE LAJ EDHE SYTË QË TA KUPTOSH SE JE ZGJUAR E MOS I TREGOSH MILETIT SI DUKET VIRUSI NGA HËNA!”

rama per bashen

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura