Pas presidentit dhe Kuvendi nis procedurat për vendet bosh në Kushtetuese

Feb 12, 2018 | 14:51
SHPËRNDAJE

Kuvendi ka hapur procedurën për plotësimin e një vendi vakant, nga katër që i mungojnë aktualisht Gjykatës Kushtetuese.

Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të Parlamentit saktësohet nisja e procedurës për zëvendësimin e ish-gjyqtarit Vladimir Kristo.

kuvendi

“Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “b” dhe 179, pika 2, të Kushtetutës, dhe në nenet 7, 7/a 7/c dhe 86, pika 4, shkronja “a”, të ligjit nr.8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me qëllim plotësimin e “vakancës së dytë” të krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit të kësaj gjykate, z. Vladimir Kristo, shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për 1 anëtar të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Aktualisht, Gjykatës Kushtetuese i mungojnë 4 anëtarë nga 9 që duhet të ketë gjithsej, duke e vendosur këtë institucion kyç në një ngërç.

Në fund të javës së kaluar, Presidenti Ilir Meta hapi garën për dy vende vakante që i takojnë Presidencës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura