Pas prerjes së kokës së profesorit të historisë, Macron premton të rrisë veprimet kundër Islamit radikal

Oct 20, 2020 | 21:03
SHPËRNDAJE

Presidenti francez, Emmanuele Macron është zotuar të shtojë veprimet kundër Islamit radikal pas prerjes së kokës së Profesor Samuel Paty.

makron

Macron njoftoi shpërbërjen e pro-palestinës kolektiv Sheikh Yassin, i cili, sipas tij, ishte “i përfshirë direkt” në atentat.

“Ne e dimë se çfarë duhet bërë”, u tha Macron gazetarëve pas një takimi vonë këtë pasdite me anëtarët e një njësie ekstremiste anti-islamike në Bobini në një periferi verilindore të Parisit.

Vendimet përkatëse kundër organizatave, grupe individësh, do të merren në ditët dhe javët e ardhshme”, shtoi presidenti francez.

Të premten, mësuesit 47-vjeçar francez të historisë dhe gjeografisë Samuel Paty iu pre koka nga një islamist i dyshuar, pasi profesori i  kishte treguar më parë studentëve të tij skica të Profetit Muhamed.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura