Pas përplasjeve publike, Thaçi e Haradinaj bashkë te Nexhat Daci

Oct 15, 2018 | 13:08
SHPËRNDAJE

Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj kanë shkuar sot në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovë në promovimin e librit “Lindja e Vështirë e Shtetësisë së Kosovës” të shkruar nga Nexhat Daci, i cili pas përfundimit të luftës në Kosovës, ishte njëri nga top-politikanët e vendit.

Kjo është paraqitja  e parë e tyre bashkë, në një event, që prej se u përplasën para disa ditësh në Marinë të Skënderajt për shkak të kufijve. Haradinaj e kishte sulmuar direkt Thacin gjatë një ceremonie rivarrimi në Marinë, ndërkohë që Thaci ia kishte kthyer sulmin në një konferencë për media në Prishtinë.3_1539601515-1118834

Por, që të dy sot janë parë në ASHAK, ku kreu i kësaj Akademie Nexhat Daci, dikur kryetar Kuvendi, ka promovuar një libër që ka për temë themelimin e shtetit të Kosovës.

Për këtë event, ka shkruar në Facebook, Kryeministri Haradinaj, i cili në vitin 2004 ishte bërë kryeministër vendi pikërisht për shkak të Nexhat Dacit, i cili kishte ndërmjetësuar koalicionin LDK-AAK.

“Zëri i intelektualëve gjithnjë ka qenë udhëzuesi më i mirë i rrugëtimit tonë përplot sfida deri në liri dhe shtetndërtim. Pata nderin të isha i pranishëm në promovimin e librit “Lindja e Vështirë e Shtetësisë së Kosovës” me autor, Akademikun dhe politikanin e shquar, Nexhat Daci. Vrojtimi i Akademik Dacit, si një politikan largpamës, për shtetkrijimin tonë, do t’u shërbejë brezave, si pikënisje për ta kuptuar më hollësisht historinë e re të Kosovës.RH” ka shkruar Haradinaj./ Gazeta Express/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura