Pas “përplasjeve” për ndryshimet në Qeveri, Rama në zyrën e Metës

Oct 7, 2015 | 10:56
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste dhe aleatja më e vogël e saj LSI nuk po bien dakord për ndyshimet në qeveri. Një ditë më parë, dy eksponentë të LSI, Petrit Vasili dhe Nasip Naço, përsëritën thirrjen e kryetarit të tyre Ilir Meta për impulse të reja në qeveri. Por pak orë më vonë Partia Socialiste me anë të Taulant Ballës tha se nuk do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Por sot, brenda pak ditëve, Rama dhe Meta kanë zhvilluar takimin e dytë. Kryeministri Edi Rama ka shkuar në zyrën e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta sot paradite, ku ka qendruar rreth 60 minuta.

Foto ilustruese, Rama dhe Meta ne Kuvend
Foto ilustruese, Rama dhe Meta ne Kuvend

Lëvizjet e shpeshta të tyre vijnë në një kohë kur përfliten ndryshime në kabinetin qeveritar. Ndërsa vetë Meta ka dhënë mesazhe në publik se kjo pritet të ndodhë.

“Ka nevojë për impulse të reja”,- ka qenë përgjigja e Metës duke e pasuar me togfjalëshin se “ndryshimet i takojnë Ramës”.

Te shtunen, menjehere pasi zbriti ne token shqiptare pas nje jave ne Nju Jork, Rama u takua per 90 minuta ne zyren e Metes ne Kryesine e Kuvendit, por as para as pasi doli, kryeministri nuk dha asnje prononcim per mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura