Pas paktit PS-PD, deputeti i Ramës sulmon ministrin e LSI, ja përgjigja që merr

May 18, 2017 | 13:08
SHPËRNDAJE

Pas arritjes së marrëveshjes në mesnatë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit, Lulzim Basha, deputeti i PS-së Erjon Braçe ka ndarë një shqetësim që e quan “hall banal” krahasuar me pushtetin.

erion-brace_1-470x329

Në faqen e tij në ‘Facebook’ deputeti Braçe ka ‘sulmuar’ ministrin e Bujqësisë, Edmond Panaritin, e LSI-së. Ai i ankohet per çmimin e prodhimeve bujqesore qe fermeret po i shesin nen kosto te detyruar nga rrethanat.

REAGIMI I PANARITIT

Nga qyteti i Korçës, përveç përshëndetjes së marrëveshjes së arritur mes Ramës dhe Bashës, Panariti i ktheu përgjigje edhe Braçes duke thënë se për “4 vitet e ardhshme falë programit të LSI-së, bujqësisë do t’i 5-fishohen fondet”.

“Përshendeta marrëveshjen poltike, e cila garanton një proces zgjedhor të pakontestueshëm dhe nga ku askush nuk ka dalë i humbur.
Në lidhje me çmimet e produkteve bujqësore, deklarova se, me programin e LSI, për 4 vitet e ardhshme, bujqësisë do t’i 5-fishohen fondet, ndërsa do të ndërmarrim masa drastike për të mbrojtur prodhimin vendas,” tha Panariti.

MESAZHI I BRACES
Me falni, po kam nje hall “banal”,
jo kaq te madh sa pushteti!!
CPO NDODH ME CMIMIN E PATATES E QEPES, MINISTER?!
Tani, ne mengjes, ne Divjake,
200 leke te vjetra per kilogram patatja e
250 leke te vjetra per kilogram qepa!!
Ky eshte krim!
2 here me poshte se kostoja cmimi i patates.
2 here me poshte se kostoja cmimi i qepes.
As qe ka te krahasuar me vjet, edhe pse vjet u shit ne kosto;
Per fitim as qe u be fjale!
Kontrollova tregun e madh te shumices tani,
ne autostrade ne Tirane dhe,
patatja po u shitet tregtareve te pakices nga ata te shumices qe kane grumbulluar prodhimin ne Divjake, me 750 leke, qepa me 800 leke!!

Ky eshte krim edhe me i madh!
Se te shiteshin ketu me 300 e 350 leke per njerezit qe ushqehen, do ishte gjysma e te keqes;
Njerezit do blinin e produkti do terhiqej nga Divjaka, bujqit ne te gjithe Lushnjen ne fakt!

Por makuteria e ketyre po “tapos” tregun, po kalb produktin ose po ul edhe me cmimin.

E di cdo te thote kjo minister?

Qe sezonin e ri, ata qe po vjen, te mos kete me kush para per te mbjelle!

Keshtu me domaten ne Kemishtaj e Goricaj, keshtu me specin ne Spolate, keshtu e me keq me kastravecin kudo, keshtu edhe me pataten e qepen.

Per tua kujtuar,
besoj e mbani mend qe ne pataten nuk e cojme dot as per eksport ne vendet e BE?!

E mbani mend polonine qe edhe e beri kontrata nje vit e ca me pare ne Divjake, por ne kufi zbuloi se produkti yne nuk lejohej te shitej ne vendet e BE?!

Ka kaluar nje jete-kohe, per bujqit kaq eshte dhe,
asnje treg i ri nuk eshte hapur per paten tone, te Divjakes e Lushnjes se pari!
Po e perseris,
ky eshte krim ndaj bujqve, ekonomise se tyre te vogel por eshte krim edhe ndaj ekonomise kombetare!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura