Pas Olta Gixharit, edhe Ermal Mamaqi mbështet Grida Dumën në Durrës

May 4, 2015 | 14:31
SHPËRNDAJE


Grida Duma, kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, duket se po bën gjithnjë e më shumë për vete artistët. Menjëherë sapo u zyrtarizua emri i saj, aktorja me origjinë nga Durrësi, Olta Gixhari, tha se ishte e lumtur për kandidimin e një zonje si Grida në Durrës dhe, nëse ajo do fitonte, Olta do kthehej në Durrës. Një tjetër artist duket se ka dalë në përkrahje të zonjës Duma. Ai është Ermal Mamaqi. Siç ju të gjithë e dini, Mamaqi i ka shprehur gjithmonë bindjet e tij të djathta. Gjithashtu ai është edhe kushëriri i parë i të ndjerit Sokol Olldashi. Siç duket, Duma është e preferuar edhe nga Ermali, i cili, siç kemi mësuar, ka shkuar në Durrës për të zhvilluar një intervistë me të. Por nga sondazhet që janë bërë gjithandej nga mediat online, ka rezultuar se Grida Duma ka qenë e preferuar edhe për publikun e thjeshtë, sepse ajo në media të djathta dhe të majta ka dalë e para në nivel preference nga votimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura