Pas Nevina Shtyllës, edhe Fjoralba Ponari largohet nga “E Diell”! Ja arsyeja

Jan 27, 2021 | 12:44
SHPËRNDAJE

Me përfundimin e rubrikës “Beauty” në “E Diell”, Fjoralba Ponari vendosi të shkëputej nga ekrani.

fjoralba ponari (1)

Gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram, moderatorja tregoi se ka vendosur të bëjë një pauzë nga emisioni, por pa dhënë shumë shpjegime.

fjoralba ponari (4)

Me përfundimin e ‘Beauty’ të dielën e ardhshme, kam vendosur të marr një pauzë. Si, qysh, tek, e zbulojmë në Q&A e ardhshme”, shkroi ajo.

fjoralba ponari (j1)

Dje, teksa ishte e ftuar tek “Shqipëria Live”, Fjoralba tregoi arsyen e shkëputjes. Ajo tha se ka nevojë të rigjenerojë idetë që të rikthehet fuqishëm.

fjoralba ponari (2)

Me çfarë kemi biseduar me Manushin, më ka thënë ‘do kesh gjithmonë një derë të hapur në ‘E Diell’’ dhe sigurisht me një projekt që unë do ndihem komode.

Në këtë moment që po flasim kam nevojë për një pauzë të rigjeneroj energjitë e mia dhe pse jo të mos kthehem më fuqishëm sesa gjatë këtyre 2 viteve. Këtë sezon nuk e mendoj një rikthim.

fjoralba ponari (7)

Rrugëtimi im nuk mund të krahasohet në këtë moment që ne flasim em atë që kam qenë para 2 vitesh, sepse kam qenë totalisht pa eksperiencë. Tani jam rritur dhe kam kuptuar çfarë më qëndron më mirë në lëkurë si moderatore”, u shpreh Ponari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura