Pas Ndokës ikin edhe grekët e MEGA, PD mbetet me 16 parti

Apr 18, 2015 | 9:40
SHPËRNDAJE

Koalicionit të Partisë Demokratike i është larguar dje dhe Partia e Minoritetit Etnik Grek, MEGA. Tashmë nga 20 parti që u mblodhën më 1 prill në selinë e PD-së, kanë mbetur në koalicion 16 prej tyre. Ndërsa ende nuk është bërë e ditur firmosja e marrëveshjeve përfundimtare me secilën prej tyre.

BASHA GJATE TRYEZES ME ALEATET

Dy ditë më parë kanë qenë Nard Ndoka dhe Mhill Gecaj që kanë deklaruar daljen nga koalicioni i PD-së dhe garimin më vete në zgjedhje. Po ashtu, dhe Sazan Guri i Aleanca Europiane Ekologjike ka vendosur të mos jetë pjesë e koalicionit, duke deklaruar kandidimin më vete në Tiranë. Dje, kryesia e MEGA vendosi përfundimin e bisedimeve me PD dhe daljen me kandidatët e saj në tre bashki, Sarandë, Finiq dhe Dropull.

KANDIDATËT
Në Bashkinë e Sarandës, MEGA do të konkurrojë me mjekun Niko Kuri. Nga PS në Sarandë është vendosur Floriana Koka, ndërsa PD ende nuk ka vendosur mes emrave të Kreshnik Bozho, Ilir Nikolla dhe Arben Vogli. Në Bashkinë e Finiqit, MEGA konkurron me kryetarin e kësaj partie, Kristo Kiçon. Për sa i përket Dropullit, MEGA garon me Vangjel Ngjelo.

“Partia MEGA e angazhuar t’i paraqesë të njëjtën cilësi kandidaturash sfiduese betejës së 21 qershorit është në përfundim të përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie apo për këshilltarë edhe në njësitë e tjera vendore si në Bashkinë e Konispolit, të Himarës, të Delvinës, të Gjirokastrës, të Korçës, të Vlorës”, thuhet në deklaratën e MEGA.

Lajmin e plote e lexoni sot ne “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura