Pas ndarjes nga e fejuara, Liam Payne bën daljen e parë në publike me partneren e re

May 25, 2022 | 7:43
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Liam Payne ka bërë daljen e tij të parë publike me të dashurën e re Aliana Mawla, disa javë pas ndarjes nga e fejuara, Maya Henry.

Ish- ylli i One Direction ishte krah për krah me brunen tërheqëse, e cila ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ish të fejuarën e tij, pasi mbërriti në aeroportin Heathrow atë mëngjes. Çifti i ri u panë teksa kalonin terminalin pas një fluturimi nga Los Angeles, shkruan DailyMail.

E dashura e re e artistit u shfaq me një bluzë të bardhë dhe të shkurtër, teksa mbante krahun e tij. Ajo i shtoi ‘look’-ut të saj me një palë pantallona të lirshëm dhe atlete të bardha, ndërsa e kompletoi veshjen me një çantë Channel.

Duke ecur së bashku me të dashurën e tij, Liam nga ana tjetër u pa i veshur me një bluzë të zezë të lirshme dhe tuta sportive të kombinuara me një palë atlete vrapimi të bardha të freskëta.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura