Pas ndarjes nga Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj fiton publikun/ Ja çmimi që mori këngëtarja

May 28, 2022 | 12:32
SHPËRNDAJE

PanoramaPlus.al/ Finalja e madhe e edicionit të 19-të “Netët e Klipit Shqiptar” është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kalanë e Ulqinit.

Në këtë event të rëndësishëm për muzikën shqiptare morën pjesë shumë këngëtarë të njohur. Ndër to edhe Beatrix Ramosaj. Mund të themi që pjesëmarrja e saj shkaktoi një zhurmë të madhe, për faktin që ishte dalja e saj e parë televizive pas mbarimit të “Big Brother Vip”.

Mirëpo kjo nuk ishte arsyeja e vetme. Triksa në këtë event rrëmbeu edhe një çmim shumë të rëndësishëm, atë të publikut. Mesa duket kënga e saj “By my Side” është më e pëlqyera e publikut, të cilët e kanë vlerësuar maksimalisht.

Më poshtë lista e plotë e çmimeve të edicionit të 19-të “Netët e Klipit Shqiptar”

KLIPI MË I MIRË ALTERNATIV – Lamtumire – Tiri Gjoci
GRAFIKA MË E MIRË – Perjete – Hana Cakuli
KLIPI MË I MIRË ROCK – Invicttus – Adhurim Demiri
DUETI MË I MIRË – A Mjaftojmë – Gent Disha Ft. Ketjona Pecnikaj
KLIPI MË I MIRË I MUZIKËS QYTETARE – Mangava Tut – Evi Reci
KLIPI MË I MIRË I POPFOLK – Pse – Leonora Poloska
IMAZHI MË I MIRË NE KLIP – Tik Tak – Young Zerka
INTERPRETUESI MË I MIRË – Dinasty – Stine
INTERPRETUESJA MË E MIRË – Ma e mira – Sheila Haxhiraj
CMIMI I MEDIAS –Love Letter – Alban Ramosaj
FABULA ME E MIRE –Lamtumire – Elita 5
ÇMIMI I PUBLIKUT- By My Side – Beatrix Ramosaj
ÇMIMI DELIART- Ty – Berkan Beka
BEST GROUP- ALAR BAND
ÇMIMI KARRIERËS- Lament for Ukraine – Mentor Haziri, Dave Mccune
DEBUTUESI MË I MIRË- Bisha – Kapo
MONTAZHI MË I MIRË- A Mjaftojmë – Gent Disha Ft. Ketjona Pecnikaj
ÇMIMI SPECIAL I JURISË- Ami – Luar Arani x Mixey
KAMERA MË E MIRË- Pikture – Gent Fatali x Fifi
VIDEOKLIPI MË I MIRË URBAN- Vetun – Blerando
REGJIA MË E MIRË –Në të zença – Aurela Gaçe | Regjia – Delinda Disha
PRODUKSIONI MË I MIRË- Hero – 2 FARM | Produksioni – 2 FARM

Ju kujtojmë që si dalja e parë televizive e saj këngëtarja ka thyer akullin duke u prenoncuar mbi jetën e saj private. Beatrix u shpreh gjatë “Netët e Klipit Shqiptar” se është shumë mirë dhe se nuk është ankuar kurrë. Ajo pranoi se nuk është e lehtë të jesh kryefjalë e mediave por armën e vetme ka talentin dhe punën.

“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I lë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë. Më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte.

Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e gjitha protaleve sepse sheh çdo gjë dhe ka njerëz që mundohen të hedhin gurë. Por e vetmja armë që kam është sinqeriteti, talenti dhe puna. Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve.”

E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit, referuar ribashkimit Bora-Donald, ajo u përgjigj shkurt: “Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë.”

Në fakt, Anotnela Berisha ka treguar se Beatrix ka qenë me të kur doli videoja e Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrit.

“Ishim për darkë dhe u kthyen njerëzit duke na parë në një moment. Po mendonim se çfarë ndodhi. Pastaj pamë portalet dhe nuk ndodhi asgjë. Vazhduam darkën. Mirë është Beatrix. Është super, po merret me disa projekte të reja. Të isha unë si ajo do bëja ndonjë udhëtim në Kosovë, jo te ata. Trixa është super femër dhe e kërkuar. Ndonjëherë ne femrat u japim rëndësi atyre që nuk duhen.”– tregoi Antonela para pak ditësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura