Pas ndarjes nga dashuria e fëmijërisë, trajneri gjen sërish lumturinë! Nagelsmann në një marrëdhënie me gazetaren që raporton për Bayern, lidhja i “kushton”

Jun 30, 2022 | 14:24
SHPËRNDAJE

Trajneri i Bayern, Julian Nagelsmann ka gjetur sërish dashurisë. Pas ndarjes nga bashkëshortja, raportohet se ai ka nisur një romancë me gazetaren sportive, Lena Wurzenberger.

Julian Nagelsmann2

Një foto që ka qarkulluan në grupet e WhatsApp, sipas Sport 1, tregon 34-vjeçarin duke bërë pushime me partneren e re në një jaht në Ibiza.

Julian Nagelsmann7

Trajneri është ndarë prej kohësh nga e dashura e tij e fëmijërisë, Verena, me të cilën u martua në vitin 2018 dhe kanë dy fëmijë së bashku.

Julian Nagelsmann venera

Dhe tani duket se ai ka gjetur sërish lumturinë në krahët e 30-vjeçares, e cila dikur e intervistonte, pasi Wurzenberger ishte i punësuar nga Bild si reportere për FC Bayern.

Lena Wurzenberger

Julian Nagelsmann nuk ka dashur të komentojë jetën e tij private dhe arsyeja e ndarjes me ish-bashkëshorten ka qenë fakti që jetonin të ndarë. Ai është zhvendosur për të jetuar në Hoffenheim në Leipzig pa familjen e tij në vitin 2019.

Ndërkohë gazetares sportive, e cila intervistoi trajnerin e Bayern në muajin maj, do i duhet të heqë dorë nga puna e saj në Bild për të shmangur çdo konflikt interesi midis jetës private dhe profesionale.

Lena Wurzenberger julian nafelsmann

“Sapo u bë e publike lidhja e tyre, redaktorët e liruan menjëherë nga detyrat e saj në FC Bayern”, shkruan gazeta.

Mësohet se “Bild” nuk do lejojë më gazetaren të raportojë për klubin e FC Bayern për shkak të marrëdhënies me partnerin.

Julian Nagelsmann gjithashtu do të përpiqet shumë për ta mbajtur private lidhjen e re, veçanërisht pasi lojtarët e Bayernit e njohin personalisht të dashurën e tij nga intervistat e panumërta. Vetë Lena Wurzenberger nuk ka dashur të komentonte.

Julian Nagelsmann

Julian Nagelsmann8 Julian Nagelsmann6 Julian Nagelsmann5 Julian Nagelsmann4 Julian Nagelsmann3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura