Pas miratimit të paketës “Anti KÇK”, reagon PD: Do dështojë njësoj si “Forca e Ligjit”

Jan 31, 2020 | 14:53
SHPËRNDAJE

Pas miratimit nga qeveria të paketës anti KÇK ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

gaz bardhi

Në një postim në facebook, Bardhi shkruan se paketa anti KÇK ka për të dështuar njësoj siç dështoi “Forca e Ligjit” dhe kjo sipas tij do të ndodhë sepse në krye të saj është ortaku i krimit të organizuar.

Bardhi shprehet se me Edi Ramën në krye të qeverisë Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar, nuk ka për të patur luftë kundër krimit dhe kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm.

“Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane. Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “AntiKÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar”, shkruan Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura