Pas miratimit në Kuvend, sot qeveria “Rama 2” betohet para Presidentit

Sep 13, 2017 | 12:01
SHPËRNDAJE

Qeveria “Rama2” pas miratimit në Kuvend me 78 vota pro dhe 51 kundër, do të betohet sot në orën 17:00 para presidentit Ilir Meta. Ky moment shënon zyrtarisht dhe përfundimin e proçedurave ligjore dhe nisjen zyrtarisht nga puna të saj.

presidenca

“Ne Institucionin e Presidences, ora 17:00 zhvillohet ceremonia e betimit te Anetareve te Keshillit te Ministrave” thuhet në njoftimin e Presidences.

Miratimi në qeverisë dhe programit të saj në Kuvend u bë mëngjesin e sotëm pas një séance maratonë që nisi të martën në orën 09:00. Në diskutimet dhe debatet mbi qeverinë pothuajse folën të gjithë deputetët, ndërsa opozita (PD+LSI)  u shprehën kundër.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura