Pas medaljes në Botëror, vjen edhe shpërblimi prej milionash për Romela Begën

Dec 3, 2017 | 17:37
SHPËRNDAJE

Romela Begaj arriti një rezultat historik në kampionatin botëror të peshëngritjes, që po zhvillohet këto ditë në Amerikë. Shqiptarja mori medaljen e arit në stilin e shkëputjes, dhe në dygarësh doli e dyta në renditje, duke u shpallur nënakmpione e botës.

romela begaj

Kjo ishte arritja më e mirë për të, në një botëror, por gjithashtu edhe një rezultat historik për peshëngritjen shqiptare në përgjithësi. Por, krahas medaljeve, me ligjin e ri shqiptar për sportin, për Romela Begën tashmë do të vijnë edhe paratë. Shtangistja do të shpërblehet me 100 milionë lekë të vjetra, për medaljen e marrë në Amerikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura