‘Pas lutjes së Spanjës, Serbia s’e dërgon në BE letrën për Katalonjën e Kosovën’

Oct 9, 2017 | 19:26
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se letra për  Bashkimin Evropian, me rastin e referendumit katalanas është gati dhe se e ka firmosur atë, por kryeministrja Ana Brnabiq nuk do ta dërgojë atë nesër në Bruksel.

ALEKSANDAR VUCIC

Sipas kreut të shtetit serb, mosdërgimi i saj po bëhet me kërkesë të Spanjës për të mos e përkeqësuar situatën në atë vend.

Vuçiç shpjegoi në një konferencë shtypi se letra  do të nënshkruhet nga kryeministrja pas vizitës së saj në Bruksel, sapo të miratohet nga Qeveria, raporton Blici serb, transmeton Klan Kosova.

Shtyrja e kohës për dërgimin e letrës në BE “nuk do të thotë, megjithatë, se presidenti dhe qeveria të heqin dorë nga këmbëngulja  në përgjigjet që ka ndërmend të dërgojë blloku, dhe mbi të gjitha – që Katalonia nuk mundet ta shpallë pavarësinë, kurse pavarësia e Kosovës mund të shpallet legale”.

Ai në një konferencë për shtyp që e mbajti me Komisionerin Evropian për Çështje Humanitare, Christos Stylianides bëri me ditur se në takim folën edhe për bisedimet midis  Prishtinës dhe Beogradit.

Beogradi kishte planifikuar që përmes letrës t`i bënte thirrje 22 anëtarëve të Bashkimit Evropian që të rishqyrtojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës me arsyetimin se Katalonia është një shembull i qartë i këtij gabimi

Letrë, zyrtarëve të Brukselit ishte paraparë që t`ia dorëzonte personalisht kryeministrja serbe, Ana Brrnabiq  në selinë e BE-së më 10 dhe 11 tetor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura