Pas lokalit, Rovena Dilo “humb” balerinin në festë

May 30, 2016 | 14:22
SHPËRNDAJE

rovena dilo

Mbrëmjen e së enjtes stafi i “Top Music Awards” organizoi “Nomination Party”, nata ku u shpallën kandidaturat e kategorive përkatëse për çmimet më të rëndësishme të vitit në muzikën shqiptare. Sigurisht në këtë festë të moderuar nga Ledion Liço, nuk mund të mungonin këngëtarët dhe artistët më në zë të momentit, ku u zbuluan disa detaje mbi finalen e madhe që pritet të mbahet më 24 qershor në Pallatin e Kongreseve.

Rovena Dilo ishte një nga këngëtaret e njohura që kishte marrë një ftesë nga organizatorët, dalja e saj e parë publike që nga dita kur disa përmbarues privatë dhe punonjës të policisë liruan ambientet e lokalit të saj, pasi disponoheshin dokumente se është një pronë e deputetit Tom Doshi dhe ish-deputetit Driçim Babasi.

Por edhe pse ishim mësuar që Rovena Dilon që nga spektakli “Dancing with the stars” ta shihnim në shoqërinë e balerinit Eltion Merja, të cilin e njohu në këtë garë, duket se gjërat kanë ndryshuar edhe në këtë aspekt për artisten. Pas lokalit, këngëtarja mesa duket ka “humbur” edhe balerinin, për të cilin u përfol se kishin krijuar një lidhje dashurie.

images

Edhe pse asnjëri prej të dyve nuk e pranoi publikisht se kishin krijuar një lidhje të mirëfilltë, e vërteta është që ata as nuk e mohuan këtë histori, duke e lënë në ujërat e miqë- sisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm edhe pasi spektakli ka përfunduar. Njohja e tyre gjatë garës ndodhi direkt pasi Rovena nisi procedurat e divorcit me ish-futbollistin Florian Riza.

Por, mesa duket, në pak kohë gjërat mes saj dhe balerinit disa vite më ri në moshë kanë ndryshuar, pasi iu shmangën dukshëm njëri-tjetrit në party-n e “Top Music Awards”. Si rrallëherë, ata nuk u fotografuan për asnjë moment pranë njëri-tjetrit, dhe secili u pa të argëtohej në club “Folie” në shoqërinë e miqve personalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura