Pas lidhjes problematike me biznesmenin, Fjolla Morina në romancë në arrest shtëpie me reperin 22-vjeçar

Oct 18, 2020 | 12:41
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Fjolla Morina po jeton tashmë në Kukës, aty ku po vuan masën ‘arrest shtëpie’, pasi u kap me armë me vete në Doganën e Morinës.

Fjolla Morina

Pas situatës së vështirë, duket se këngëtarja po e rimerr veten dhe u është rikthyer postimeve në rrjetet sociale, edhe pse jo duke nisur një histori të re dashurie, ndërkohë që po komentohej pa fund për lidhjen me biznesmenin që u kap në Morinë, Fisnik Syla.

fjolla morina (3)

Para dy ditësh, ajo publikoi në “Instastory” një video ku shfaqej në qiellin e shtatë duke u përqafuar një mashkull, të cili i mbulonte fytyrën, por i zbuloi emrin. Bëhet fjalë për këngëtarin e ri nga Kumanova, 22- vjeçarin Bardhyl Idrizi, një nga reperët e rinj të Kosovës që po përpiqet të hyjë në tregun e muzikës.

fjolla morina

Fjolla, edhe pse në arrest shtëpie, ndihet e lumtur që partneri i ri i qëndron pranë në këto ditë të vështira, përveç disa mikeshave të ngushta, mes së cilave dhe këngëtarja Filloreta Raçi, Fifi.

Ajo shfaqet në krahët e tij, teksa e ka shoqëruar videon me mbishkrimin “Zemra ime!”.

fjolla morina (2)

Po kush është Bardhyl apo Bardhi Zaimi, djali i hiphop-it që shfaqet në intimitet me Fjollën, në kushtet që ajo është në arrest shtëpie?

Ai është një artist i ri që para dy vitesh publikoi videoklipin “SMK”, e një vit më vonë “Galileo” e “Familia“. Në maj 2019, Bardhi publikoi mixtape-n e parë me 11 këngë, që vendosi ta titullojë “21” për disa arsye, siç ishin mosha e tij, dhe se me publikimin e tij, i bëheshin gjithsej 21 këngë të publikuara.

bardhyli (2)

Prej janarit 2020, Bardhi është nën menaxhimin e “SBS Ent”, kontratë nga e cila dolën në treg këngët “Avash Avash” dhe “Betohemi“, muzika dhe teksti të krijuara nga vetë ai duke u prezantuar si kantautor.

Reperi që ka arritur të marrë vëmendjen e publikut për vetëm një kohë të shkurtër, njihet për pasionin e tij për armët. Këtë fillimvit ai nisi një kapitull të ri, pasi nënshkroi kontratë me një prej menaxherëve më të suksesshëm në showbizin shqiptar, Jetmir Agajn.

bardhyli (1)

Lajmin e konfirmoi edhe vetë menaxheri, teksa ndau në rrjetet sociale një fotografi përkrah reperit me përshkrimin, “Miq dhe dashamirës, nga sot nënshkruam kontratë me artistin BARDHI, nga sot çdo përgjegjësi artistike drejtohet nga kompania jonë!”.

Nga ana tjetër, njoftimin për hyrjen në kompaninë “Show Bizi Shqiptar” e bëri edhe Idrizi duke zbuluar  për fansat se së shpejti do të vijë me projekte të tjera. Ndërkohë në dy vite që ai është pjesë e tregut muzikor, kjo është hera e parë që përflitet për një lidhje intime me kolegen e tij, Fjolla Morinën.

fjolla morina (4)

Ajo është ndër të rrallat që publikisht e ka pranuar se ka bërë ndërhyrje në trupin e saj duke filluar nga buzët e pastaj edhe në fizik. Fjolla i dha fund beqarisë që në moshë të re, sepse ishte e dashuruar dhe mendonte se e kishte gjetur princin e ëndrrave me të cilin vendosi të martohej.

Nga kjo martesë Fjolla Morina ka një vajzë. Pas ndarjes nga bashkëshorti, ajo nisi një lidhje te re, nga e cila erdhi në jetë vajza e saj e dytë. Fatkeqësisht, edhe kjo lidhje përfundoi disa muaj para lindjes së vajzës së tyre.

fjolla morina (2)

Fjolla ka lënë gjurmë në tregun muzikor qysh në daljet e para në skenë. Muzika për të është një hobi që ka shumë rëndësi, pasi, siç thotë ajo, këtë talent e ka trashëguar nga e ëma. Si shumë këngëtarë, edhe Fjolla u bë e njohur me performancat e saj në festivale dhe evente të ndryshme.

Pak javë më parë, ajo u ë kryefjala e portaleve pasi u arrestua në kufi, ndërsa largohej nga Shqipëria, për armëmbajtje pa leje. Një ditë pasi gjykata e liroi nga qelia, këngëtarja nga Kosova është shfaqur në rrjetet sociale me anë të një video ku dukej teksa buzëqeshte dhe ndihej e lumtur nga përqafimet e vajzës së saj.

fjolla 4

Këngëtarja nga Kosova u arrestua ndërsa tentonte të dilte nga Shqipëria, ndërsa në çantën e saj iu gjet pistoletë, çakmak pistoletë dhe 23 fishekë. Pas arrestimit, këngëtarja u tha se ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike, ku pas analizave të kryera, rezultoi fillimisht se ajo ishte në muajin e dytë të shtatzënisë.

Por me një eko të dytë që ajo bëri rezultoi se këngëtarja nuk ishte shtatzënë, duke rënduar edhe më tej pozitën e saj para trupit gjykues. Fjolla pranoi për policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj.

fjolla 5

Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.

Ndërkohë këngëtarja është dënuar me vendimin “Arrest shtëpie” nga Gjykata e Kukësit. Në gjyq ishin edhe dy shoqëruesit që ishin me të në makinë, biznesmeni 29-vjeçar nga Gjilani, Fisnik Syla për të cilin u përfol se ishin në lidhje, dhe shoferi Fitim Muji.

fjolla morina3

Në fund Gjykata vendosi masën arrest shtëpie për këngëtaren, e cila është e detyruar të jetojë në qytetin e Kukësit në një shtëpi me qira deri në përfundimin e hetimit dhe daljen e saj në gjyq për armëmbajtje pa leje.

Fjolla Morina u kap disa ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, me një pistoletë dhe municione në çantën e saj. Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital për shkak se nuk po ndihej mirë.

fjolla morina

Le të shohim se si do të vazhdojë historia e saj me reperin që po e bën të shijojë një romancë të pazakontë në “arrest shtëpie” dhe në qytetin e Kukësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura