Pas Lenjanit, francezët e Nantës kërkojnë Lorik Canën

Aug 27, 2015 | 21:50
SHPËRNDAJE

Lorik Cana mund të rikthehet në kampionatin francez. Të paktën kështu shkruan gazeta e mirënjohur “L’Equipe”, që ka bërë me dije se e ardhmja e kapitenit të Shqipërisë, është shumë pranë skuadrës franceze të Nantës.

Lorik Cana
Lorik Cana

Pas afrimit në ekip të shqiptarit Ermir Lenjani, drejtuesit e këtij ekipi mësohet të kenë nisur kontaktet me krerët e skuadrës së La ios, për të detajuar transferimin e futbollistit kuqezi.

Vetë stafi teknik i skuadrës së Laios nuk e ka përfshirë Canën në planet e këtij sezoni të ri dhe një ofertë e mirë nga Nanta do të bënte që Lacio të mos mendohej dy herë. Gazeta franceze shkruan se arritja e akordit mes dy klubeve duket thjesht çështje kohe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura