Pas largimeve të bujshme, Xhemi Shehu dhe Altin Basha rikthehen në televizionin e Top Channel, ja për çfarë bëhet fjalë

Jan 27, 2022 | 11:23
SHPËRNDAJE

Moderatorja Xhemi Shehu dhe regjisori Altin Basha ishin dy nga largimet e bujshme nga ekrani i Top Channel.

xhemi shehu altin basha

Por, rreth 1 vit e gjysmë pas largimit të shumëpërfolur, ata do të rikthehen sërish nën logon e këtij televizioni.

Lajmi është konfirmuar nga prezantuesi Salsano Rrapi, i cili zbuloi se vijnë me një program të ri që do moderohet nga ai dhe Xhemi Shehu, ndërsa Altin Basha do të jetë regjisor.

xhemi shehu altin basha1

“Po Xhemi Shehu do të rikthehet përkrah meje, ose unë përkrah saj në një program të ri që nuk ka të bëjë me Portokallinë. Ky program është prodhim i TCH por në bashkëpunim me një produksion të jashtëm. Unë jam autor, ndërsa do e moderoj së bashku me Xhemi Shehun, regjisor Altin Basha. Ky do të jetë një emision i ri”, tha ai në “Goca dhe Gra”.

xhemi shehu1

Kujtojmë që Xhemi Shehu u largua nga moderimi i spektaklit të humorit “Portokalli”, pas shumë vitesh si prezantuese e këtij programi. Ajo u zëvendësua nga kolegia Fjoralba Ponari, ndërsa Xhemi Shehu u shpreh se pas largimit u shpreh: “Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe!”.

xhemi shehu

Megjithatë, ajo u rikthye në ekran si një nga moderatoret e Festivalit të RTSH-së që u mbajt në fund të dhjetorit.

Pas kësaj eksperience, ajo tha për “Top Albania Radio” se: “Nuk kishte lidhje me asgjë që kam bërë gjatë gjithë jetës. Ishin tre ditë shumë intensive me ulje dhe ngritjet e veta. Ka pasur momente tensioni të cilat nuk dua t’i kujtoj. Dua të kujtoj vetëm momentet e bukura. Do ta mbaj mend gjithmonë, por nuk do e përsëris më si eksperiencë.”

xhemi shehu5

Në intervistë, Xhemi Shehu shprehu dëshirën për tu rikthyer në ekranin e Top Channel, e cila iu bë realitet.

xhemi shehu

“Vetes dhe dëgjuesve i uroj vetëm shëndet sepse dy vitet e fundit na kanë bërë të kuptojmë se asgjë nuk ka rëndësi përveç shëndetit. Por edhe lekë sepse për këtë po rropaten. Kurse për veten uroj të kthehem në Top Channel”, tha moderatorja.

xhemi shehu3

Ndërkohë, Altin Basha u largua në një televizion tjetër, ABC News si regjisor i emisionit të humorit “Kosherja” me moderator Bes Kallakun dhe Jona Spahiun.

altin basha

“Është shumë shpejt për të folur me detaje, pas këtij vendimi që e kam marrë pas 17 vitesh do të të jap një përgjigje. Unë nuk kam ndërmend të ushqej thashethemet. E kam parë si një hapësirë lirie Portokallinë. Në momentin kur kjo liri cenohet, arsyeja pse drejtoja Portokallinë ra. Është një kontribut që mendoj se me kohën do të vlerësohet më shumë. Nuk mendoj fare që do të bjerë Portokallia pas ikjes sime. Do duhet të presim për të parë. U uroj suksese atyre që janë atje. Nuk e kam bërë vetëm punën, ka qenë një punë grupi. Kam qenë i privilegjuar që kam punuar me një grup të rinjsh”, tha ai pas largimit në një intervistë në ABC News.

portokalli

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura