Pas lajmeve se është në ‘luftë të ftohtë’ me Victoria Beckham, Nicola Peltz shfaqet e përlotur në rrjetet sociale! Aktorja jep mesazhin e papritur

Aug 6, 2022 | 21:16
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Nicola Peltz ka ‘reaguar’ për herë të parë pas lajmeve se ajo dhe Victoria Beckham, mamaja e partnerit të saj, janë në një “luftë të ftohtë”.

Aktorja 27-vjeçare, e cila u martua me Brooklyn Beckham në prill, tregoi një anë tjetër të sajën në një mesazh që ndau me fansat në Instagram.

Nicola postoi një foto të saj duke qarë në shtrat së bashku me një shënim. Nicola nuk e trajtoi konkretisht grindjen me vjehrëën e saj, por ajo tregoi se si prindërit e kanë mësuar të mos lejojë që njerëzit ta rrëzojnë.

“Ndonjëherë e kam të vështirë të tregoj pjesët e trishtuara të mia. Rritja me shtatë vëllezër e motra dhe dy prindër shumë të fortë, më bëri vërtet të ashpër, ata më ‘rrahën me çekiç’ për të mos lejuar që njerëzit të më ulnin ose të më lëndonin zemrën. Më bëri të vendos një mur të tillë për të mbrojtur veten veçanërisht në këtë industri. Të gjithë kemi ditë ku njerëzit të bëjnë të ndihesh keq dhe është në rregull të lëndohesh nga kjo. Thjesht mendova të shkruaja diçka sepse nuk e tregoj kurrë këtë anë timen këtu. Doja të tregoja këtë anë timen. Ju dua shumë të gjithëve dhe e vlerësoj me të vërtetë gjithë mbështetjen tuaj. Do të thotë shumë kur jeni të sjellshëm në faqen time, dua që ju të dini se ju shoh, ju dëgjoj dhe do të thotë shumë për mua”, ka shkruar Nicola në postim.

Brooklyn komentoi, “Ti ke zemrën më të mahnitshme xx ❤️❤️ Të dua kaq shumë xx.”

Page Six raportoi se Victoria dhe Nicola janë në një “luftë të ftohtë” pas dasmës së saj me Brooklyn.

“Ata nuk e durojnë njëra-tjetrën dhe nuk flasin”, tha burimi duke shtuar, “Ndërtimi i dasmës ishte i tmerrshëm”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura