Pas koncertit që u kthye në një ngjarje fatale, fansat e Travis Scott nisin peticionin për ta rikthyer këngëtarin të performojë sërish

Jan 27, 2022 | 23:35
SHPËRNDAJE

Fansat e reperit Travis Scott po bëjnë një peticion që ai të performojë në eventin njohur muzikor, Coachella. Artisti nuk mori pjesë këtë vit pas tragjedisë që ndodhi në koncertin e tij të fundit Astroworld, ku vdiqën 10 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

travisscott

Peticioni në kohë rekord arriti të marrë 70.000 nënshkrime duke treguar kështu dëshirën e zjarrtë të fansave të tij për t’ju bashkuar koncertit. Krijuesi i peticionit shkuajti se nuk ishte faji i Travis Scot për kaosin dhe tragjedinë që ndodhi në Astroworld.

“Ne të gjithë e dimë se tragjedia e Astroworld nuk ishte faji i Travis. Lëreni të kthehet të  performojë në skenat madhështore”, citon ai.

Gjithësesi, ka edhe nga ata që nuk janë dakord për rikthimin e tij në koncerte pas asaj ngjarje fatale. Madje ata asokohe krijuan një peticion që Travis Scott të mos performoj në asnjë festival muzikor. Momentalisht, ky peticion është nënshkruar nga 63.000 nënshkrime.

Në një intervistë  këngëtari foli mbi ngjarjen e tmershme që iu mori jetën 10 njerzëve duke deklaruar se nuk ishte në dijeni se çfarë po ndodhte derisa u thirr në një konferencë për shtyp.

“Dhe edhe në atë moment ti je, prit çfarë është duke ndodhur? Njerzëve mund t’ju bien të fikët gjatë koncertit, por do të ndodhi diçka e tillë’’, u shpreh ai.

Reperi i njohur gjithashtu tha se e ka ndërprerë koncertin disa herë për t’u siguruar që pjesmarrësit të ishin mirë.

“Ju dëshironi të siguroheni që fansat të marrin vëmendjen e duhur që u nevojitet. Por thjesht nuk dëgjova të bërtituratetyre. Unë kam përgjegjësinë të kuptoj se çfarë ka ndodhur këtu. Unë kam përgjegjësi për të gjetur një zgjidhje”, tha ai. “Shpresojmë se ky do të bëjë një hap para tek ne si artistë që kemi më shumë njohuri për atë që po ndodh rreth nesh.”

Multiple People Have Died At Travis Scott's Astroworld Festival After A Horrifying Crowd Crush - Narcity

Travis Scott's Dior collaboration canceled after Astroworld

Travis Scott: New Albums, Songs, News & Interviews

Letters, candles and flowers are seen outside of the canceled Astroworld festival in November

Petition · Remove Travis Scott as a Goldenvoice performer · Change.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura