Pas këtyre fjalëve, nuk ka më dyshim se Khloe Kardashian është rikthyer me Tristan Thompson

| 13:08
SHPËRNDAJE
 

Prej kohësh flitet për një ribashkim mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson dhe duket se postimet e fundit të yllit të “Keeping Up With The Kardashians” e vërtetojnë diçka të tillë.

3d8411da-4347-46ab-9f98-bb2f72822a32

Babai basketbollist i True, vajzës së tyre 2-vjeçare, ka kaluar shumë kohë me ish-partneren e tij, pasi vendosën të izoloheshin bashkë gjatë pandemisë.

Sipas “Mirror”, tristan e tradhëtoi Khloe-n me miken e motrës së saj, Jordyn Woods, kur ajo ishte shtatzënë me vajzën e tyre, por ajo vendosi që ta falte.

291efa91-2c32-4574-954b-c5aeb930a5dd

Që pas ndarjes, Tristan është munduar që t’i rifitojë besimin Khloe-s, duke i blerë dhurata të shtrenjta dhe duke u shoqëruar me nënën dhe motrën e saj.

Dhe tani, Khloe ka dhënë gjurmën më të madhe se tashmë ata janë bashkë.

Ajo postoi në Instastory këto fjalë: “jo një sekret, thjesht nuk është puna juaj”.

Në një tjetër postim ajo shkruajti: “por të jesh vetëm është magjike kur je e dashuruar me jetën tënde”.

Ajo mund t’i jetë referuar spekulimeve të shumta se është rikthyer me Tristan-in.

Së fundmi, ata kanë vendosur të blejnë edhe një shtëpi së bashku.

8564746a-ef78-4ef6-8b03-4369c2da83f0 9c7f78fb-f332-4784-b0ff-0093abfcc7ac

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.