Pas “kapitenit Rama”, Ministri Peleshi publikon foto nga stërvitja në aeroplanmbajtësen amerikane: Kaluam disa orë me partnerët tanë në det

Jan 14, 2022 | 18:39
SHPËRNDAJE

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar disa pamje nga stërvitja ushtarake e forcave shqiptare detare me trupat e NATO-s.

Në fotot e publikuara në rrjete sociale, Peleshi shfaqet në kabinën e një prej avionëve ushtarakë.

Postimi i plotë:

Nga stërvitja e sotme e NATOS në detin Adriatik ku marrin pjesë edhe Forcat tona Detare. Kaluam disa orë me partnerët tanë të cmuar amerikanë në aeroplanmbajtësen amerikane “Harry S. Truman”. Krenarë për aleancën tonë në NATO dhe partneritetin strategjik me SHBA. #NATO #USA

Më herët edhe kryeministri Rama publikoi disa foto nga e njëjta stërvitje ushtarake. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një foto e kryeministrit i cili kishte zënë dhe pozicionin e kapitenit në avion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura