Pas izolimit total, sot rinisi qarkullimi. Kujdes, liridalja zgjat deri në orën 13:00

Mar 23, 2020 | 7:29
SHPËRNDAJE

Pas gati një ditë e gjysmë në izolim total, sot në Shqipëri ka rinizur qarkullimi.forcat e armatosura tirane makina izolim koronavirus ushtria

Duke filluar nga ora 05:00 e mëngjesit të sotëm në kryqytet dhe në qytetet e tjera të vendit kanë nisur lëvizjet, makinat e autorizuara nëpër vendet e tyre të shërbimit apo këmbësorët për të bërë blerjet e nevojshme.

Kujdes, liridalja ashtu sikundër ka porositur kreu i qeverisë, do të zgjasë deri në orën 13:00 dhe cdo shkelje do të ndëshkohet rëndë, pasi forcat e rendit do të jenë në monitorim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura