Pas humbjes me Shqipërinë, shkarkohet Bento

Sep 11, 2014 | 19:25
SHPËRNDAJE

Paolu Bento

UPDATE- Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento është shkarkuar nga drejtimi i kombëtares portugeze me marrëveshje, njoftoi Federata Portugeze e Futbollit.

Shkarkimi i tij vjen pas humbjes së bujshme me Shqipërinë në Portugali, me rezultatin 1-0, me një supergol të Bekim Balaj. Ndeshja, ishte e vlefshme për kualifikueset e kampionatit evropian Francë 2016.

Gjatë kohës së qëndrimit të tij në krye të përfaqësues, Bento është kualifikuar për në Euro 2012, si dhe në kampionatin botëror të Brazilit, pasi mundi Suedinë  në play-off.

Federata tha se eshte duke punuar nderkohe per te gjetur pasuesin e Bentos. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura