Pas hitit “Gangam Style”, PSY vjen me një tjetër videoklip

Dec 1, 2015 | 11:46
SHPËRNDAJE

Psy rikthehet me një tjetër video të titulluar “Daddy”, pas këngës që u bë hit në internet, “Gangam Style”.

Psy pohon se në “asnjë mënyrë” kënga e re nuk do të mund të thyej rekordet e hitit të tij të mirënjohur Gangham Style.

Kënga është pjesë e albumit të ri, “PSY-Chiljip Po”, i cili në gjuhën koreane do të thotë “Ky është albumi i shtatë i PSY”, shkruan Telegrafi.

Ky është albumi i parë pas atij “Psy 6 (Six Rules)” i vitit 2012, ku ishte edhe “Gangnam Style”. “Gangham Style” deri më tani ka arritur rreth 2.4 miliardë shikime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura