Pas heqjes dorë nga statusi mbretëror, Meghan Markle do shfrytëzojë ‘pasurinë’ e saj, biznes me këmbët për sigurimin e parave

| 12:26
SHPËRNDAJE

Meghan Markle dikur i tha këshilltares së saj të biznesit se i kishte këmbët e gjata dhe kërkonte të gjente një punë që shfaqte asetin e saj.

Gina Nelthorpe-Cowne prej vitesh është këshilltare biznesi e Meghan që prej takimit të tyre të parë në vitin 2014 në Suits dhe u bënë shoqe të ngushta.

Guruja dhe Dukesha e Sussex kanë arritur kontrata të shumta me kompani të markave të mëdha, edhe me ato të përkujdesit nga trupit.

“Ishte Meghan që më tregoi se kishte këmbët e gjata dhe kërkoi që agjencia jonë të bënte çmos ti siguronte një ofertë për të treguar këtë pasuri të saj,”- tha Dina për Daily Mail.

Madje thuhet se Medhan ka pasur ambicien për të nënshkruar një kontratë të madhe me markën e bukurisë  L’Oreal.

Këshilltarja e biznesit tha se Meghan është para së gjithash një biznesmenë dhe ajo ishte më e prirur për të qenë një ambasadore marke kur ishte aktore.

Dina shtoi se Meghan do gjejë vend të mirë në treg pasi të heqë dorë nga statusi mbretëror pasi shumë kompani të mëdha do të duan të bashkëpunojnë me Dukeshën dhe Princ Harryn.”

Ajo shtoi se gjithçka që Meghan do të bëjë është e planifikuar paraprakisht.

Meghan dhe Princ Harry morën pak javë më parë vendimin për të hequr dorë nga statusi i tyre mbretëror.

Çifti dëshiron të jetë i pavarur financiarisht nga Mbretëria Angleze. Dhe një nga asetet që Meghan do shfrytëzojë për të siguruar sa më shumë para janë këmbët e saj elegante.

  

Te lidhura

Subscribe


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.