Pas gjashtë ditësh kërkime, gjendet një trup i pajetë në liqenin ku u mbyt aktorja e famshme. Pritet ekspertiza

Jul 13, 2020 | 20:01
SHPËRNDAJE

Një trup i pajetë është gjetur gjatë kërkimeve për aktoren Glee Naya Rivera, e cila u zhduk në një liqen në Kaliforni gjashtë ditë më parë. Autoritetet nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht se trupi është ai i 33-vjeçares, por pritet konfirmimi në orët e ardhshme shkruan “Daily Mail”.

pjimage (5)

Rivera u zhduk të mërkurën në liqenin Piru, ku kishte shkuar me të birin. Pamjet tregojnë se Rivera parkoi makinën dhe ndihmoi djalin e saj të dilte, përpara se të vazhdonte të merrte me qira varkën dhe të dilnin në liqen.

Djali i saj Josey u gjet duke fjetur në varkë me jelekun e shpëtimit të veshur, ndërsa atë të nënës së tij ende në bord.

Josey ndërkohë është kthyer në familjen e tij dhe është fotografuar dje në krahët e babait të tij, ish-burrit të Rivera-s, Ryan Dorsey, i cili dukej shumë i trishtuar për humbjen e madhe.

Sot u zbulua se përpara se zhdukej në Liqenin Piru, 33-vjeçarja i dërgoi një foto të djalit të saj 4-vjeçar, Josey një anëtari të familjes së saj.

“Ajo i ka dërguar një fotografi një anëtari të familjes së saj ku shihej djali i saj në varkë,”- tha anëtari i ekipit të kërkimit, Robert Inglis për Us Weekly. “Ne kemi gjetur vendndodhjen ku u realizua foto.”

Inglis u shpreh se zona ku është bërë fotografia dhe vendi ku u gjet varka ishin pika fillestare për autoritetet para se kërkimi të zgjerohej.

       

 

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura