Pas “gafës” së drejtorit të Ujësjellësit të Sarandës, befason ai i Vlorës: Njeriu pa ujë, mund…

Sep 9, 2018 | 22:05
SHPËRNDAJE

Disa muaj më parë një deklaratë e Drejtorit të Ujësjellësit të Sarandës, i cili tha se “ka eksperimentuar” me banorët duke i lënë edhe tre ditë pa ujë, për të parë nëse ata do të kishin ankesa apo jo, menjëherë u bë virale në internet.

Por duket se një “lëvizje” e tillë është bërë edhe nga Ujësjellësi i Vlorës, ku përmes një postimi në Facebook, në faqen zyrtare, ata u kujtojnë qytetarëve se njeriu pa ujë mund të jetojë 7 ditë ndërsa pa ushqim rreth një muaj.

Çfarë mesazhi kanë pasur për qëllim të transmetojnë? Ndoshta… që uji është më i rëndësishëm se ushqimi, apo se banorët mund të rezistojnë disa ditë në rast shkëputjeje apo ndonjë problemi me furnizimin e tij?!

dd

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura