Pas fustaneve, Victoria Beckam krijon çokollatat luksoze për 16 vetë

Nov 25, 2018 | 22:04
SHPËRNDAJE

Për të festuar përvjetorin e shtëpisë së saj të modës, stilistja Victoria Beckam ka krijuar një kuti me 16 çokollata të vogla, prodhim i limituar, bashkë me çokollatabërësin Pierre Marcolini.

landscape_pm-x-vb-box-image-1

Katër shije të ndryshme, që sigurisht nuk mund të ishin ndryshe veçse pa sheqer. Shijet janë me trëndafil, frut pasioni, gjalpë me karamel të kriposur dhe karamel me lajthi. Të gjitha të paketuara më vete, të mbyllura në një kuti në formë zemre.

Victoria-Beckham-1

Është një prodhim luksoz dhe mban emrin e saj “Les Coeurs de Victoria Beckham”, e gjithë kjo është rezultat i bashkëpunimit të saj me çokollatabërësin e famshëm belg, Pierre Marcolini.

embed_pm-the-christmas-tree-with-drawers

Kushti kryesor ka qenë të kishin përqindje shumë të ulët sheqeri dhe janë përkëdhelja që Victoria do donte për vete dhe për të festuar me miqtë. Në këtë rast, nuk e dimë nëse do donim të ishim pjesë e rrethit miqësor të Victorias, por edhe po të ishim, nuk ka çokollata për të gjithë, prandaj festoni siç jeni mësuar gjithnjë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura