Pas ftesës për partitë opozitare, Presidenti Meta ftesë Këshillit të Ambasadorëve

Nov 16, 2019 | 18:13
SHPËRNDAJE

 

Pas ftesës për partitë politike opozitare, Presidenti Ilir Meta pritet të ftojë në një takim edhe Këshillin e Ambasadorëve.

Robert-Rakipllari-intervista-Ilir-Meta1 (3)

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet javën e ardhshme për t’i informuar për “situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit”.

Më herët gjatë ditës së sotme, Meta i është drejtuar me një letër kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe për dijeni, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, kreu të PR-së, Fatmir Mediu, kryetari të PAA-së, Agron Duka, kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, po ashtu dhe Shpëtim Idrizit të PDIU-së dhe Shpëtim Axhamit të Legalitetit.

Në letër theksohet se: “I nderuar zoti Basha, nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjitha kryetarëve të Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura