Pas FMN, edhe BB paralajmërohen: Rritja ekonomike do ngadalësohet, keni nevojë për reforma

Apr 11, 2018 | 10:37
SHPËRNDAJE
Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, banka Botërore ëhstë institucioni i dytë ndërkombëtar që paralajmëron për një ngadalësim të rritjes ekonomike përgjatë këtij viti, për shkak të mbarimit të projekteve të gazsjellëit TAP dhe HEC-it të Devollit.

Capture-13

“Ritmet e rritjes pritet të ngadalësohen në vitin 2018 për shkak të përfundimit të dy projekteve të mëdha energjetike të financuara nga investimet e huaja direkte”, tha Banka gjatë prezantimit të Raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perendimor”.

Në vijim Shqipëria pritet të rritet me 3.6-3.5 për qind, nga gati 4% që arriti zgjerimi në vitin 2017.

Perspektiva ekonomike është pozitive, por banka paralajmëron se rritja e qëndrueshme ekonomike ka nevojë për reforma strukturore.

Banka vlerëson se për 2017-n, ecuria përshpejtoi ritmet e rritjes. “Rritja ekonomike u forcua në vitin 2017 dhe mbështeti krijimin e vendeve të punës dhe uljen e varfërisë”. Në përshpejtimin e ekonomisë ndikuan investimet, konsumi më i lartë dhe mjedisi i jashtëm favorizues.

Me rritjen e kërkesës në eurozonë, eksportet përfituan nga rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe zgjerimi i shërbimeve të lidhura me turizmin dhe industrinë përpunuese.

Sektori i shërbimeve dha kontributin më të madh në hapjen e vendeve të reja të punës, ndërkohë që flukset e qëndrueshme hyrëse te IHd ndihmuan në financimin e deficiteve të jashtme.

Politika fiskale ka pasur si qellim reduktimin e borxhit publik.Megjithatë, banka vlerëson se konsolidim fiskal ka qenë më i ulëta sesa pritej, si pasojë e përballimit të krizës së thatësirës që vendi pkaloi në vitin 2017, që çoi në import etë rritura të energjisë.

Perspektiva për rritjen ekonomike duket pozitive por jo e qartë. Duhen marrë nje sërë reformash, rekomandon banka.

Vendi mund të përballet dhe me rreziqe të jashtme, si kërcenimet për luftra tregtare dhe rënie e besimit si dhe anulimi i stimulit monetar në BE. Mundësi pozitive nga jashtë janë rritja ekonomike e mbështetur nga investimet e BE, rritja e fortë në flukset e tregtisë ndërkombëtare  dhe kushtet favorizuese te financimit me norma relativisht të ulëta interesi.

MONITOR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura