Pas fjalimit të Ramës, ja çfarë u tha Xhafaj deputetëve socialistë që i takoi një nga një

May 16, 2018 | 13:02
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama iu ka dhënë fund sot të gjitha aludimeve dhe dyshimeve për një largim të mundshëm të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas akuzave të PD-së për të dhe të vëllain, duke konfirmuar qëndrimin e tij.

xhafaj

Por duket se kjo gjë nuk ka kaluar pa një falënderim nga ana e ministrit Xhafaj për kolegët e tij. “BalkanWeb” raporton se në përfundim të mbledhjes, Xhafaj ka falënderuar një më një deputetët e PS.

“Ju shpreh falënderimin tim dhe mirënjohjen time për suportin që më keni dhënë”, mësohet t’iu ketë thënë Xhafaj deputetëve socialist para se të linte Kryesinë e Kuvendit. Sot kryeministri Edi Rama i hoqi të gjitha përgjegjësitë ministrit të Brendshëm në lidhje me dënimin e vëllait të tij Agron Xhafaj në Itali. Ndërsa për sa i përket audio-përgjimit të publikuar nga PD, Rama tha se nuk është autentik por një mashtrim i publikut.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/i-takoi-nje-me-nje-ja-cfare-iu-tha-xhafaj-deputeteve-socialiste-ne-mbledhjen-e-grupit/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura