Pas fitores së Putin, profetja bën parashikimin e frikshëm: Askush s’e ndal Rusinë, do ketë shumë viktima

Mar 19, 2018 | 15:48
SHPËRNDAJE

Parashikuesja e njohur bullgare Wangley Gusher, e verbër që fëmijë e njohur si Baba Vanga goditi edhe njehere ne shenje, teksa kishte parashikuar fitoren e padiskutueshme te Putinit si presidenti i Rusise.

putin

Ajo thuhet se ka parashikuar disa nga ngjarjet me te frikshme ne bote, si sulmi terrorist i 11 shtatorit dhe krijimi i ISIS. Ajo kishte deklaruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Rusia do të sundojne gjithë botën.

Në vitin 1979 gjate nje bidese me shkrimtarin Valentin Sidorov si raporton The Sun, ajo i ka thene: “Të gjithë do të shkrihen, si akulli, vetëm një do te mbetet i paprekur – lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë”.

putin1

Me tej, ajo ka parashikuar se “Shumë shumë do te kete viktima. Askush nuk mund ta ndalë Rusinë. Të gjithë do të largohen prej saj nga rruga, ajo do bëhet zot i botës”.

vanga

Baba Vanga, që ka ndërruar jetë në vitin 1996, në vitin 1985 ka dhënë disa parashikime për shekullin 21, deri në vitin 2051, kur sipas parashikimeve të saj do të ndodhë fundi i botës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura