Pas filmave të Ermal Mamaqit, Marijana Kondi nis aventurë televizive me burrin e …

Feb 9, 2020 | 13:18
SHPËRNDAJE

Aktorja e njohur e humorit, Marjana Kondi, pritet të vijë në ekran ndryshe nga se si e keni parë deri më tani. Me anë të promos së publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”, Kondi i ka lajmëruar të gjithë ta ndjekin në ekranin e “Tv Klan”, me programin e gatimit në të cilin do të shfaqet krah Arvin Kitës, burri i Irena Kitës. 

 

“Mos harroni. Të hënën, ora 11:00, data 10 shkurt, në ‘TV Klan’. Këtë herë vij ndryshe”, ka shkruar Marjana krah postimit, ku shfaqet si çdo herë tjetër plot humor.

Me siguri ky angazhim i ri i aktores do ta sjellë edhe më pranë publikut, i cili e ka ndjekur gjithmonë me shumë kureshtje, për shkak të pozitivitetit që ka përcjellë në ekran.

Kjo eksperiencë e re televizive nis për aktoren e njohur pas dy roleve në filmat e Ermal Mamaqit, “Dy gisht mjaltë” dhe “ I love Tropoja”. Duket se Marjana po shijon momentet e saj artistike, nga teatri te filmi. Ajo ka folur dhe për raportet e saj me Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin në filmin “2 gisht mjaltë”.

Pagesa e saj, nisur nga një batutë në programin e Mamaqit, u përfol gjatë teksa ‘më në fund’ zbuloi të vërtetën e madhe: “Ishte shaka ajo. Pagesa ime? Unë mora 10 euro, jam shumë e kënaqur. Ishte vetëm 10 euro (qesh).”

Duke vijuar shakanë e saj, Ermali i tha se me TVSH ajo marrka akoma më pak, ndërsa e pyeti për pjesëmarrjen në filmin e dytë: “Po, do ta bëja filmin e dytë. Do ta bëja vetëm me 1 euro, si ajo, Shqipëria 1 euro”. /Panoramaplus.al

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura