Pas festës në Kosovë, Albin Kurti së shpejti edhe në Tiranë

Oct 16, 2019 | 20:50
SHPËRNDAJE

Pas festës në Kosovë, Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur përgatitjet për të kulmuar me një festë madhështore në edhe Tiranë.

Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë, në një postim ne rrjetet sociale, ka njoftuar se Albin Kurti do të jetë të  dielën e 20 tetorit në kryeqytetin e Shqipërisë, në orën 19:00, pranë pedonales në qendër, aty ku do të mbajë edhe një fjalim përpara të pranishmëve. 

albin-kurti-800x445-600x360

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti.Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës”-thekson Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura