Pas Fedez, zbulohet artisti i dytë i “Sunny Hill Festival”! Kush është këngëtari i njohur që do performojë në Tiranë

Aug 11, 2022 | 18:25
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Është zbuluar artisti i dytë që do performojë në ‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë: Dren Abazi.

Artisti i njohur do ngjitet në skenën e festivalit që do mbahet në vendin tonë në datat 26-27-28 gusht.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e ‘Sunny Hill’ në Instagram ku shkruhet: Jemi shumë të emocionuar pasi @DrenAbazi bashkohet me Sunny Hill për të na lënë të mahnitur me meloditë e tij autentike dhe energjinë xhaz!. Postimi është publikuar edhe në llogarinë e Dren Abazit.

Këngëtari Dren Abazi prej vitesh ka treguar se ka një stil tijin në të bërit muzikë, duke qëndruar ndër më të pëlqyerit për publikun dhe duke mos e ‘tradhtuar’ zhanerin e tij.

Ai zbuloi pak kohë më parë se do të jetë pjesë edhe e festivalit të shumëpritur “Sunny Hill”, u mbajt në Prishtinë dhe tani po vjen në Tiranë. Por këngëtari kosovar, ka preferuar që këtë vit të marrë pjesë në festivalin që do të zhvillohet në Tiranë, teksa shpjegoi edhe arsyet.

“Do jem pjesë e Sunny Hill kam qenë edhe tek eidicioni i parë. Kam qenë në Prishtinë tani do jem në Tiranë. E zgjodha Tiranën me dëshirë sepse doja të sillja diçka tjetër. Unë i shoh si vend të vetëm, Tirana është metropol sepse është qytet më i madh dhe Tranën e shoh si kryeqytetin e gjithë shqiptarëve”  tha ai gjatë një interviste për “Pushime on Top.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura