Ç’po ndodh me valutën? Pas euros, edhe dollari. Kap nivelet më të ulëta të pesë viteve

Apr 13, 2018 | 12:54
SHPËRNDAJE

Monedha vendase, leku, e mbylli javën i forcuar përkundrejt dy valutave kryesore në vend. Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 129.34 lekë, me 0.22 pikë më pak se një ditë më parë, ndërsa dollari amerikan me 104.8 lekë, duke u luhatur në nivelin më të ulët të pesë viteve.

Edhe pse euro rikuperoi pikë përkundrejt lekut dy ditë më parë, sot përsëri monedha e përbashkët është zhvlerësuar. Sipas ekspertëve të kursit, euro është zhvlerësuar në tregun vendas duke qenë se është afruar afati i fundit i pagesës së TVSH-së.

 

 

Ndryshe ka ndodhur me monedhën e gjelbër. Dollari amerikan është nënçmuar edhe sot përkundrejt lekut, duke kapur nivelin më të ulët të pesë viteve.

Ndërkohë kambistët e vegjël në tregun vendas kanë rritur diferencën midis shitjes dhe blerjes për shkak të luhatjeve të mëdha që ka monedha e përbashkët në vend. Në përgjithësi monedha e përbashkët ka qenë e qëndrueshme në tregun vendas, mu luhatje të vogla ditore, ndërkohë në tri javët e fundit luhatjet e euros ka qenë me të forta. Sipas ekspertëve ky është një tregues i ndërhyrjeve në vend.

Sipas aktorëve kryesor të tregut, në zhvlerësimin e valutës po ndikon këtë periudhë procesi i deeuroizimit. Aktorët e tregut argumentojnë se ishte oferta e lartë në valutë dhe qarkullimi i ulët i lekut ndikuan në zhvlerësimin e euros në vend. Të dobëta kanë qenë edhe valutat e tjera.

Monitor

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura