Pas etheve, kollës dhe vështirësisë në frymëmarrje, OBSH zbulon një simptomë të re që tregon se jeni infektuar me COVID-19

May 20, 2020 | 15:39
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka zbuluar një simptomë të re të virusit vdekjeprurës COVID-19.

obsh

“Çdokush mund të kontraktojë koronavirusin dhe të sëmuret rëndë. Njerëzit e çdo moshe që kanë ethe ose kollë dhe që marrin frymë me vështirësi gjithashtu, ndjejnë dhimbje në gjoks ose shtrëngim, ose kanë vështirësi në të folur ose në të lëvizur duhet të kërkojnë kujdes mjekësor menjëherë.

Nëse është e mundur, rekomandohet që së pari të telefononi qendrën e kujdesit shëndetësor, në mënyrë që ata ta referojnë pacientin në institucionin e duhur të kujdesit shëndetësor”, thuhet në dokumentin e OBSH-së.

Simptoma e re që OBSH ngre alarmin është “vështirësi për të folur ose lëvizur”. Deri më tani kjo ka qenë e panjohur si simptome që kishte lidhje me koronavirusin.

Simptomat më të zakonshme të COVID-19 vazhdojnë të jenë, ethet, kolla e thatë dhe lodhja. Simptoma të tjera më pak të shpeshta që prekin disa pacientë janë dhimbjet, dhimbja e kokës, konjuktiviti, dhimbja e fytit, diarreja, humbja e shijes ose erës dhe skuqjet e lëkurës ose ndryshimet e ngjyrave në gishta, shkruajne mediat e huaja.

Këto simptoma janë zakonisht të buta dhe fillojnë gradualisht, por simptoma më e re është vështirësia në të folur dhe lëvizshmëria.

Në të njëjtin dokument, OBSH kujton se sëmundja përhapet kryesisht nga personi në person përmes “teshtimave ose kollës”. Prandaj është e rëndësishme që të qëndroni të paktën një metër larg nga të tjerët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura