VIDEO- “Pas errësirës vjen drita”/ Mesazhi i Monika Kryemadhit për ‘Fiter Bajramin’: Besimi në zot na jep forcë për sfida të reja

May 13, 2021 | 11:25
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi uroi të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin. Pas vizitës në Komitetin Mysliman Shqiptar, ajo dha mesazhin se pas errësirës gjithmonë vjen drita.

Besimi në zot, u shpreh Kryemadhi na jep forcë për tu përballur me sfida të reja. Kryetarja e LSI e vuri theksin tek familja për të cilën tha se është institucioni më i rëndësishëm.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë.

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë, sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne”, u shpreh Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura