Pas Erdogan Rama vizitë tek Orban, sot në Sofje/ Ministrja Balluku fton investitorët në fushën energjetike

Jun 8, 2021 | 8:45
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga Ankaraja, fluturoi dje për në Budapest i ftuar nga Kryeministri hungarez, Viktor Orban.

edi

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tregon fushat e bashkëpunimit  mes dy vendeve, ndërsa thekson se Hungaria mbetet  mbështetëse e palëkundur në integrimin e Shqipërisë.

“Budapest, me ftesë të Kryeministrit Viktor Orbán, për një  vizitë pune mbi bashkëpuimin bilateral në ekonomi,  shëndetësi, arsim dhe për ec- urinë e integrimit europian të  Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse  e palëkundur”, shkruan  Rama në rrjetet sociale.

Takimi me Kryeministrin hungarez do të zhvillohet sot, ndërsa dje ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku me ministrin e Inovacionit dhe Teknologjisë në qeverinë hungareze, Laszlo Palkovics. Ministrja Balluku tha dje se i kërkoi kolegut hungarez, që  përmes një organizimi të përbashkët të kemi mundësi të  presim në Tiranë investitorë të fushës së energjetikës dhe figura të rëndësishme të  kërkimit, pasi edhe vetë ministri hungarez e ofroi këtë si  mundësi. Gjithashtu, ajo tha se kishin diskutuar edhe për  mbështetjen që mund të marrim për universitetet, pasi  Ministria hungareze e  Teknologjisë dhe Inovacionit ka dhe një pjesë të menaxhimit të universiteteve në  Budapest dhe në disa qytete të tjera, kështu që fusha e bashkëpunimit është mjaft e  gjerë, për shkak edhe të fushave që të dy ministritë mbulojnë.

Duke u ndalur në  thithjen e investitorëve të huaj në Shqipëri, Balluku theksoi  se “sigurisht, që interesi i investitorëve hungarezë është  mjaft i lartë për vendin tonë”. “Kemi diskutuar gjithashtu  për inovacionin e depozitimit të energjisë së prodhuar,  duke qenë se Shqipëria është një vend që prodhon shumë energji gjatë dimrit dhe për  shkak të kushteve atmosferike, gjatë verës ne kemi mu- ngesë të kësaj energjie dhe i  drejtohemi gjithmonë importit. Pra, jo vetëm rritjen e kapaciteteve, por edhe krijimin  e depozitave të energjisë, që  është një çështje që diskuto- het sot në të gjitha vendet europiane”, tha Balluku.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe  Rinisë u takua dje në Budapest, me prof. András Lánczi,  rektor i Corvinus University,  si dhe prof. Béla Merkely, rektor i Semmelweis University. Kushi e cilësoi një takim  shumë të frytshëm, ku janë shkëmbyer ide dhe përvoja me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e cilësisë në fushën e arsimit të lartë  dhe kërkimit shkencor në vendin tonë. “Me Hungarinë kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe të hershëm  dypalësh në fushën e arsimit. Në shkurt të këtij viti nën- shkruam në Tiranë me ministrin e Jashtëm dhe të  Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të pro- gramit hungarez të bursave  për vitet 2021-2024”, thekson Kushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura