Pas e-maileve, përplasje dhe ballë për ballë. Zbardhet sherri në Task-Forcë me ministrat teknikë

Aug 21, 2017 | 11:16
SHPËRNDAJE

Marrëdhëniet mes ministrave teknikë dhe zv.ministrave të mazhorancës apo drejtorëve të administratës gjatë punës së tyre në 3 muajt e fundit kanë qenë konfliktuale dhe tejet të tensionuara.

“Panorama” publikoi një ditë më parë e-mailet e shkëmbyera mes ministres së Financave, Helga Vukaj dhe zv.ministres Irena Beqiraj ku dukej qartë komunikimi i tensionuar dhe jo etik mes ty drejtueseve më të larta të financave në vend.

nishani tekniket

“Panorama” zbardh sot një tjetër përplasje të ministres së Financave, Helga Vukaj në mbledhjen e Task-Forcës më datën 20 qershor me Komisioneren e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha.

Burim i kësaj përplasjeje ishte sërish një email i zëvendësministres Irena Beqiraj, e cila duke zhvlerësuar rolin e ministres teknike kërkonte nga Komisionerja e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil një grup monitorimi për të ndjekur vijueshmërinë e personelit të Ministrisë së Financave.

Gjatë mbledhjes së TaskForcës, Komisionerja e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha ka kujtuar se nga ana e ministres së Financave ka marrë përmes e-mailit një përgjigje jo etike dhe ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion materiali i kërkuar prej saj.

Ndërkohë ish-ministrja Helga Vukaj i ka kujtuar Komisioneres se është ajo titullare e Financave, duke i kërkuar që çdo lëvizje ta bënte pasi të ishte në kontakt me të dhe jo me zv.ministren apo Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë.

Komunikimin jo etik mes ministrave dhe drejtorëve të administratës e ka konfirmuar edhe zv.kryeministrja Ledina Mandia, e cila i ka kërkuar Komisioneres së Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil të ndërpriste komunikimin duke e paralajmëruar se do të ndërpriste komunikimin elektronik me të.

Gjatë të njëjtës mbledhje Komisionerja e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha ka ngritur shqetësime edhe për komunikimin që ka pasur me ministren e Arsimit, Mirela Karabina, e cila nuk i kishte vënë në dispozicion materialet e kërkuara. Edhe në këtë rast ka qenë drejtuesja e Task-Forcës, Mandia që ka kërkuar që bashkëpunimi institucional të jetë më i mirë dhe korrekt.

deb task1

deb task2

deb task3

JUXHIN MUSTAFARAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura