Pas dy vitesh, Jon Gjebrea ndahet nga e fejuara e tij! Çifti zhdukin çdo gjurmë të lidhjes së tyre

Sep 26, 2020 | 13:37
SHPËRNDAJE

Rreth dy vite më parë, djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebreas, Joni u fejua me të dashurën e tij prej disa vitesh, Merlin Haxhiymeri.

Çifti zgjodhën të finalizojnë lidhjen në përvjetorin e Ardit Gjebreas dhe Anilës. Por duket se marrëdhënia e dy të rinjve të dashuruar ka marrë fund.

Jon dhe Merlin postonin shumë foto krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale, që tashmë janë zhdukur. Kjo ka ngritur dyshimet se çifti nuk janë më bashkë, duke përfunduar fejesën e tyre.

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe Merilyn fshiu të gjitha fotot me djalin e moderatorit.

Ajo mban vetëm imazhet me motrën e Jon, Anën. Madje në postimet e fundit që ka bërë, Merlin shihet që nuk e ka unazën e fejesës, me të cilën Jon i propozoi për martesë.

Menjëherë pas fejesës, çifti u nisën jashtë shtetit për të nisur një jetë të re, por mesa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku dhe ka nisur tashmë punë në profesionin e saj.

Nuk ka ende një reagim nga ana e çiftit për thashethemet për ndarjen e tyre.

Si edhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zënkë të çastit apo ndarja e Jon e Merlin nuk ka kthim pas.

/Panoramaplus.al

           

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura