Pas dy javësh në ankth supermodelja merr përgjigjet e testit. Zbulon nëse është infektuar me koronavirus

Mar 25, 2020 | 13:23
SHPËRNDAJE

Pas gati dy javësh probleme e shëndetin, Heidi Klum ka zbulua se nuk është prekur nga koronavirusi.

Modelja bëri testin e virusit pasi filloi të kishte temperaturë të lartë dhe ethe. 46-vjeçarja tregoi në një postim në Instagram të martën se arriti të bënte testin dhe rezultatet ishin negative.

“Dita e 14-të e qëndrimit në shtëpi. COVID-19 negativ,”- shkoi ajo, ndërsa postimin e shoqëroi me një foto të shtrirë në bar duke shijuar rrezet e diellit.

Më 10 mars, Klum njoftoi në rrjetet sociale se dyshontë që ishte me kronavirus. Simptomat e saj ishin ethe, të dridhura dhe kollë. Edhe pse kërkoi ndihmë nga dy mjekë nuk arriti të bënte testin.

“Qëndroni të gjithë të sigurt,” tha ajo në video. “Qëndro në shtëpi nëse nuk ndjehesh mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura