Pas dy javësh e izoluar, Jonida Shehu fiton betejën me Covid-19 dhe tregon eksperiencën e saj me virusin

Feb 23, 2021 | 9:03
SHPËRNDAJE

Jonida Shehu tregoi dy javë më parë se ishte infektuar nga Covid-19 dhe se ishte izoluar në shtëpi së bashku me partnerin e saj.

jonida shehu (1)

Edhe pse nuk ndihej shumë keq, moderatorja pranoi se gjëja që e shqetësonte më shumë ishte ankthi.

jonida shehu (4)

Ditën e djeshme, Jonida tregoi nëpërmjet disa videove në Instastory se e ka fituar betejën me Covid-19 dhe se tashmë i është rikthyer punës.

jonida shehu (7)

Testi i fundit i saj fatmirësisht ka dalë negativ.

jonida shehu (2)

Që nga e shtuna kam qenë negative dhe mund të them se ka qenë një betejë e kaluar me sukses, sepse gjatë këtyre dy javëve nuk kam pasur shumë probleme.

Duke ndjekur këshillat rigoroze të mjekëve dhe përveç terapisë së vitaminave e lëngjeve që rekomandohen, nuk kam marrë asgjë tjetër shtesë. Analizat e ditës së 14 dolën shumë mirë, që do të thotë se unë nuk pata nevojë të bëja asnjë grafi apo skaner”,- tha Shehu.

jonida shehu (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura