Pas dobësimit, Marsela Çibukaj shpreh dëshirën që ka me Vitmarin: Këtë Vit të Ri dua një bebe!

Dec 5, 2020 | 12:40
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj, e ftuar në “December to Remember” , rrëfeu dëshirën që ka për Babagjyshin e Vitit të Ri për vitin tjetër.

“E kam shprehur dhe unë një dëshirë. E bëhet fjalë për diçka shumë personale dhe të rëndësishme për mua,”- tha këngëtarja e “Thërrime Dashurie”, duke shtuar se bëhet fjalë për një bebe.

Kujtojmë se Marsela është në një lidhje dhe e dashuruar me Vitmar Bashën, të cilën tashmë janë konsoliduar mjaftueshëm sa për të krijuar një familje së bashku.

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha janë në një lidhje prej disa vitesh. Dhe çifti tani dëshirën që marrëdhënia e tyre të kalojë në një tjetër etapë të rëndësishme, ndërkohë që Marsela ka fituar betejën me humbjen e kilogramëve.

Para gjashtë muajsh muzikantët thanë se po planifikojnë dasmën, si edhe të bëhen me fëmijë.

“Dëshira ime është që njerëzit më të ngushtë t’i kem aty, dasmën dua ta bëj te Sahati. Është një vend i bukur. Ahengun dua ta bëj në Vlorë pas dy-tri ditësh,”- tha Vitmari në emisionin “Jo vetëm modë”, ku ishte ftuar së bashku me këngëtaren.

“U zgjidh edhe ky muhabet,”- iu kthye Marsela, e cila shtoi se ka një dëshirë shumë të madhe për t’u bërë me fëmijë dhe dëshiron një familje të madhe.

“Dëshira është shumë e madhe për t’u bërë me fëmijë, sepse jemi të dy të rritur. Kemi përmbushur mendoj edhe ato etapat e jetës, udhëtimet, eksperiencat, muzikën. Mendoj që vjen një moment kur njeriu e ndjen të nevojshëm krijimin e një familjeje tijën. Dua familje të madh,”- u shpreh ajo.

/Panoramaplus.al

           

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura