Pas djegies së makinës dhe akuzave ndaj deputetit të PD, “gangsterja” e Bilishtit shan në rrjete sociale: Juve ju rritet inati, mua më rritet…

Sep 25, 2022 | 17:36
SHPËRNDAJE

Deizi Arapi, 27-vjeçarja nga Bilishti së cilës iu dogj për herë të dytë makina mbrëmjen e kaluar, ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen.

Ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram, foton e makinës së shkrumbuar ku në përshkrim shkruan: Juve ju rritet inati, mu po m rritet keshi.

Madje ajo është drejtuar edhe me fjalë ofenduese: Fu*k everone. U deserve to go to hell motherfu*kers.

Një përgjigje, “gangsterja” e Bilishtit duket se e ka edhe për mediat. Në një postim të dytë ajo shkruan: Jo më lajme të rreme k***a.

Më herët në një prononcim për mediat, Deizi Arapi ka deklaruar se ka pasur një konflikt me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati, i cili aktualisht është deputet i PD-së. Ajo ka kërkuar ndihmë nga shteti pasi ndihet e rrezikuar.

“I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që me ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. Katër vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish kryebashkiakun Bledion Nallbati. Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. djegien e makines së parë policia e konsideroi aksidentale por ja qe ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është cudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal”, ka deklaruar ajo, raporton Panorama.

Pas publikimit në media, ka reaguar edhe deputeti demokrat. Në një prononcim nga Gjermania, ka thënë se do të bëjë padi për shpifje, pas fjalëve të 27-vjeçares e cila e akuzoi Nallbatin që pas konfliktit që kanë pasur katër vite më parë, asaj i janë djegur dy herë makinat e saj.

“Jam i habitur nga këto akuza. Une kam patur vetëm një konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë më tepër. Besoj se është nxitur nga dikush tjetër për të bërë këto akuza. Sa i përket punonjësit tim nuk mbaj përgjegjësi për çdokënd që kam të punësuar me kë zihen dhe çfarë bëjnë. Sapo të kthehem nga Gjermania do të bëj një kallzim për shpifje”, ka deklaruar për mediat Nallbati.

deiziarapi deizi

LEXONI EDHE: I dogjën makinën për herë të dytë/ Flet ‘gangsterja’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun. Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal

E akuzoi ‘gangsterja’ nga Bilishti pasi i dogjën makinat, reagon deputeti i PD: Kam patur vetëm një konflikt verbal, do ta padis për shpifje

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura