Pas divorcit të dytë, aktorja e njohur e serialeve turke flet prerë: Nuk dua të martohem përsëri

Oct 25, 2020 | 18:54
SHPËRNDAJE

Birce Akalay, aktorja e njohur për rolin e Asllë në filmin “Dashuri bardhë e zi”, në një deklaratë të fundit për mediat turke, ka thënë se nuk do të martohet përsëri.

Birce Akalay d

Në fakt, në një dalje të fundit në “Arnavutköy”, dy ditë më parë, aktorja u përball me gazetarët, të cilët kanë nxituar ta pyesin për raportin e ri me Fasih Saylan.

Birce Akalay (5)

Edhe pse aktorja tha se “nuk flas në mes të rrugës“, ata i kërkuan përgjigje vetëm për një pyetje: “A është e vërtetë që keni vendosur të martoheni?”, së cilës Akalay i ka kthyer një përgjigje të prerë: “Jo”.

Birce Akalay (4)

Kaq u desh që mediat turke të etiketonin lajmin e parë për aktoren e njohur dhe arsyet e mundshme pse ajo nuk ka dëshirë të rimartohet.

Birce Akalay (3)

Birce Akalay është martuar për herë të parë në vitin 2011, me Murat Ünalm, por vetëm një vit më pas kjo martesë mori fund. Në 2014-ën, ajo pati një martesë të dytë me Sarp Levendolu, por edhe kjo mori fund 3 vjet më pas, në vitin 2017.

Birce Akalay (1)Birce Akalay (8)

Pas kësaj martese, aktorja pati sërish një lidhje dashuri me balerinin Can Tunal, por edhe marrëdhënia me të nuk zgjati shumë.

Birce Akalay (1)

Për lidhjen e re të dashurisë, me Fasih Saylan, aktorja nuk ka dëshirë të flasë shumë, edhe pse, që prej muajit shkurt, çifti shihen pothuajse kudo bashkë.

Birce Akalay (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura