Pas divorcit të bujshëm, aktorja e ‘Ertugrul” dhe këngëtari shqiptar martohen për herë të dytë së bashku

| 12:12
SHPËRNDAJE

Aktorja e famshme turke Burcu Kiratli, e njohur me rolin e Gokce Hatun në filmin “Ertugrul” është martuar për herë të dytë me këngëtarin me origjinë shqiptare, Sinan Akçil.

Ajo publikoi disa foto nga dasma e saj në mediat sociale dhe shkroi: “Zoti dhe Zonja Akçil!”, duke treguar kështu se i kishte dhënë sërish fund beqarisë.

31-vjeçarja dukej mahnitëse me vellon e bardhë, ndërsa këngëtari shkëlqeu i veshur me kostum të zi.

Kjo është hera e dytë që çifti i thonë “Po” njëri-tjetrit pasi u divorcuan në vitin 2019.

Këngëtarja Sibel Can, aktorja Hatice Sendil dhe Zëvendës Ministri i Brendshëm Mehmet Ersoy ishin dëshmitarë të çiftit në ceremoninë e mbajtur në një hotel në Besiktas.

Ndërsa të ftuar në ceremony raportohet se ishin rreth 40 persona.

Burcu Kiratli dhe Sinan Akçil u martuan në Amsterdam në dhjetor 2018, por u divorcuan pas 9 muajsh.

Dhe mesa duket ata nuk kanë duruar të qëndrojnë dot larg njëri-tjetrit, e kanë vendosur të martohen për herë të dytë.

Gjyqi për ndarjen e tyre zgjati vetëm 10 minuta dhe pas divorcit këngëtari tha: “A ka mbaruar dashuria? Nuk është si dashuria, martesa mbaron. Na vjen shumë keq. Nuk mundëm ta menaxhonim.”

/Panoramaplus.al

          

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.